Sipas një kërkimi të realizuar së fundmi, rezulton se Facebook
qëndron disa hapa larg aplikacionit WhatsApp, për sa i përket dërgimit
të mesazheve në pajisjet celulare.
Firma kërkimore On Device ka anketuar më tepër se 4000 përdorues të
telefonave inteligjentë në 5 shtete të ndryshme (SHBA, Brazil, Afrikën e
Jugut, Indonezi, Kinë) dhe ka zbuluar se 44% e tyre përdorin WhatsApp
për të komunikuar me miqtë, ndërsa vetëm 35% e tyre përdornin Facebook
Messenger.
Pavarësisht eliminimit të përdoruesve të BlackBerry, platforma e rilindur BBM është klasifikuar e pesta në listë, me një pjesë prej 15%, duke qëndruar kështu pas WeChat (28%) dhe Twitter (16%).
Sipas studimit, platforma e mesazheve të BlackBerry po ecën shumë mirë në Afrikën e Jugut, duke qenë se 34% e të anketuarve në këtë vend e përdornin shpesh këtë aplikacion.
Një e dhënë tjetër interesante që rezultoi nga kërkimi ishte popullariteti i mesazheve sociale, krahasuar me mesazhet tradicionale SMS. On Device zbuloi se gjatë muajit nëntor, 85% e të anketuarve përdornin aplikacione të tilla si WhatsApp dhe Facebook, ndërsa 75% e tyre përdornin mesazhet tradicionale.
Sigurisht, ashtu siç ndodh me çdo anketë, edhe rezultatet e kësaj ankete nuk janë përfundimtare, pasi nuk përfshihet aplikacioni Snapchat dhe influenca e tregut celular evropian është injoruar totalisht.

0 comments:
Post a Comment