CMS (Content management system) është një sistem i administrimit të të dhënave.
Të dhënat janë esenca, çdo lloj njësie e informacionit digjital. Ajo mund të jetë tekst, grafikë, imazh, video, audio, dokument etj. Ose me fjalë të tjera çdo gjë që mund të menaxhohet në format elektronik.
Content Management është administrimi në mënyrë efektive i të dhënave të përshkruara më sipër, duke kombinuar rregullat dhe proceset në mënyrë të tillë që memoria elektronike të llogaritet të jetë e menaxhueshme.
Sistemi në vetvete është i caktuar si një mjet ose kombinim mjetesh, që lehtësojnë prodhimin efektiv të output-it të dëshiruar duke përdorur administrimin e të dhënave.
Duke kombinuar të tria themi; një CMS është një mjet që lehtëson krijimin, ndryshimin, administrimin dhe përfundimisht publikimin e shumë elementëve teknikë dhe jo-teknikë në të dhëna të ndryshme, të cilat duke u centralizuar në bazë të disa rregullave dhe proceseve sigurojnë të dhëna elektronike bashkëkohore të vlefshme.
Proceset brenda CMS.
Në shikim të parë, administrimi i të dhënave mund të duket një mënyrë për të krijuar uebfaqe të mëdha, por me një ekzaminim më të afërt, në fakt, është një proces i përgjithshëm për mbledhjen, administrimin dhe publikimin e të dhënave në çdo dalje, siç përshkruan lista:
Në mbledhje: Ju ose krijoni, ose siguroni informacionet nga një burim ekzistues. Duke u varur nga burimi, mund të konvertoni informacionin në një format të caktuar (si për shembull XML). Në fund, grumbulloni informacionin në sistemin tuaj duke e redaktuar dhe duke e segmentuar në komponentë dhe duke shtuar metodat e duhura.
Në menaxhim: Ju krijoni një depo që konsiston në arkiva databazë dhe/ose komponentë, që përmbajnë dosje me të dhëna administrative (të dhëna në sistemin e përdoruesit, për shembull).
Në publikim: Ju krijoni përmbajtjen e disponueshme duke ekstraktuar komponentët nga një depo dhe duke ndërtuar publikime të qëllimshme siç janë uebfaqet, dokumentet e printueshme dhe e-mailet informuese. Publikimi konsiston në grumbullimin e përshtatshëm të komponentëve, funksionalitetin, informacionin standard dhe navigimin.
0 comments:
Post a Comment