Menu

Reklama

Reklama

Kompjuteri i ri Erazer X700 nga Lenovo
Në janar, si pjesë e prezantimit në CES 2013, Lenovo zbuloi planet për lançimin e Erazer X700, një kompjuter për video-lojëra.
Në kohën e shpalljes së tij, Lenovo tha se kompjuteri do të ketë atë që quhet teknologjia OneKey (një buton).Kjo do të lejojë përdoruesit të rrisin shpejtësinë e procesorit Intel Core i7 Extreme me një buton, në vend se të hyjnë në BIOS që të bëjnë të njëjtën gjë. Kompjuteri mund të mbështesë dy karta grafike NVIDIA GeForce ose dy karta grafike AMD Radeon, deri në 32 GB RAM dhe deri në 4 TB hard drive.
Në atë kohë, Lenovo njoftoi se Erazer X700 do të jetë i disponueshëm në qershor, më një çmim fillestar prej 1,499$.Tani që ka ardhur qershori, disa përdorues kanë vendosur për të parë nëse kompjuteri ishte në dispozicion. Por, faqja zyrtare për Erazer X700 është hequr nga faqja e internetit të Lenovo.
Shumë persona menduan se kompjuteri ishte anuluar, por fatmirësisht, Lenovo ka konfirmuar se Erazer X700 është në punë e sipër dhe do të jetë në dispozicion diku para përfundimit të muajit. Me sa duket, ekipi i ueb faqes së Lenovo ka bërë disa përditësime në faqen e tyre zyrtare dhe listimi për Erazer X700 është hequr përkohësisht./krokodili/

0 comments:

Post a Comment

 
Top