Instalim
WordPress-i është i famshëm për instalimin dhe bërjen gati për botim në 5 minuta! Ja se si:
- Shkarkoni dhe çgjeshni WordPress-in,
- Krijoni te shërbyesi juaj Web një bazë të dhënash për WordPress-in, të tillë që MySQL të ketë të drejta shkrimi mbi të,
- Riemërtoni kartelën wp-config-sample.php si wp-config.php
- Hapeni kartelën
me një përpunues tekstesh të thjeshtë dhe plotësoni hollësitë rreth
bazës së të dhënave (dhe gjuhës së përdorur nga blogu, po qe e
nevojshme).
- Vendosini kartelat e WordPress-it brenda një vendi që doni te shërbyesi juaj Web :
- Nëse doni ta vendosni WordPress-in te rrënja e përkatësisë suaj (për shembull
1
|
http://www.shembull.com/
|
), vendoseni ose shkarkojeni tërë lëndën e dosjes së çngjeshur
WordPress (pa vetë dosjen ama, vetëm ç’përmban brenda) te dosja rrënjë e
shërbyesit tuaj Web.
- Nëse doni ta vendosni instalimin tuaj të WordPress-it në një nëndosje të site-it tuaj Web (për shembull
1
|
http//www.shembull.com/llogje/
|
), riemërtoni dosjen
me emrin që keni zgjedhur për nëndosjen dhe vendoseni ose ngarkojeni
te shërbyesi juaj Web. Për shembull, po qe se doni që instalimi i
WordPress-it të jetë i pranishëm te nëndosja e quajtur “blog”, duhet ta
riemërtoni dosjen e quajtur “wordpress” si “blog” dhe ta ngarkoni te
dosja rrënjë e shërbyesit tuaj Web.
- (Sipas dëshirës) Po qe se keni shkarkuar versionin Anglisht të WordPress-it, duhet të kopjoni kartelën e përkthimit
(atë që i përgjigjet versionit të WordPress-it që keni instaluar) te nëndosja
. Mund edhe t’ju duhet ta krijoni këtë dosje nëse nuk ekziston.
- Niseni programthin e instalimit të WordPress-it duke hapur lidhjen
në shfletuesin tuaj të parapëlqyer Web.
- Po qe se e keni instaluar WordPress-in te dosja rrënjë, duhet të shkoni këtu:
1
|
http://www.shembull.com/wp-admin/install.php
|
- Po qe se e keni instaluar WordPress-in te një nëdosje e quajtur blog, të themi, duhet të shkoni këtu:
1
|
http://www.shembull/blog/wp-admin/install.php
|
Kaq! WordPress-i duhet të jetë tashmë i instaluar.
Instalimi dorazi i WordPress-it në Shqip
Ja hapat që duhet të ndiqni për instalimin dorazi të versionit Shqip të WordPress-it.
- Hapni kartelën wp-config.php me një fjalëpërpunues dhe kërkoni për:
define ('WPLANG', '');
- Ndryshojeni këtë rresht që të lidhet me Shqipen, d.m.th. për Shqipen duhen të shtoni:
define ('WPLANG', 'sq_SQ');
define ('WPLANG', 'sq_SQ');
- Pas ta keni shtuar, ruajeni kartelën.
- Te shërbyesi i site-it tuaj, krijoni një dosje të re me emrin /languages te drejtoria /wp-content OSE /wp-includes.
- Ngarkojeni kartelën .mo te dosja languages që sapo krijuat.
- Ngarkoni te drejtoria rrënjë e WordPress-it kartelën wp-config.php e ndryshuar.
- Hapni shfletuesin tuaj dhe shkoni te site-i juaj WordPress. Duhet të shfaqet tani me gjuhën e shtuar rishtazi.
- Po qe se dëshironi të përshtatni përkthimin e shfaqur në ekran, ose
të shtoni përkthime për terma që shfaqen ende në Anglisht pas
instalimit, lypset të shkarkoni kartelën .po përgjegjëse të kartelës gjuhësore .mo që instaluat. Mandej duhet të përktheni termat dhe të krijoni më pas një kartelë të re .mo.Shënim: Në rast gabimi gjatë hapave të mësipërm, apo po qe se nuk tregohet saktë gjuha, WordPress-i do të përdorë Anglishten.
Per me shume informacion vizitoni:
http://sq.wordpress.org/
0 comments:
Post a Comment