Le ta harrojm per disa momente programimin
(kjo teme eshte e kendshme per tu lexuar edhe nga ata qe nuk kane asnje lloj eksperience programimi)
Eshte material shqip rreth “si te programojm” ne vazhden e mesimeve \ ushtrimeve java.
Te mendojm per objektet qe na rrethojn (shiko rreth e rrotull)….
Ne baze te studimeve eshte arritur ne perfundimin se njeriu eshte i
prirur ta shohi boten ne objekte,po shoh rreth meje dhe pashe keto
objekte:
- kart rimbushese
- liber
- celulari
- karrigia
- tryeza e shkrimit
- monitori
- tastiera
- Kompiuteri
Zakonisht te permendesh objekte, eshte me e thjeshte te permendesh
jo objekte, psh ngjyra e makines llogaritese nuk eshte objekt dhe as
ajri siper tastieres.
Le te shohim se ç’fare e karakterizon objektin ne boten reale
Gjeja e pare qe na vjen ne mendje eshte:
Identiteti - kompiuteri eshte nje (1) pra eshte i plote dhe ka identitet, marrim nje shembull:
Ne rastin e njeriut, ne bejm kart identiteti per veten tone dhe jo per
syrin, doren, kemben pra per pjeset e ndryshme te trupit ose ne rastin e
shteteve njihet nje shtet qe ka Identitet sepse te gjith banoret e tij
kane nje lloj kulture dhe flasin te njejten gjuhe.
gjithashtu objekti ka:
Gjendje - ne rastin tone kompiuteri ka gjendje te
caktuara, i ndezur i fikur, “ne gjume” , i mbingarkuar e keshtu me
radhe tamam siç ka gjendje uji (avull, leng, akull).
Sjellje – kompiuteri karakterizohet edhe nga nje
“forme te sjelluri” menyre se si vepron ne situata te caktuara psh kur
ne prekim tastieren, kur levizim “miushin” e keshtu me radhe.
Eshte pjese e objekteve te tjera - edhe kjo eshte
nje tjeter karakteristik sepse perbehet nga objekte te tjera si ekrani,
proçesori, tastiera, memorja etj te cilat te gjitha jane objekte te
mirefillta perderisa kane Identitet, Gjendje dhe Sjellje pra nga kjo
nxjerrim qe
nje objekt mund te jete pjese e nje objekti me te madh ose nje objekt i madh mund te perbehet nga objekte me te vogla.
Ky kusht gjithsesi nuk eshte gjithmone i vertet pasi nese
marrim nje laps, lapsi eshte objekt por ngjyra e lapsit ben pjes tek
karakteristikat e lapsit dhe nuk eshte nje objekt ne vetvete, pra ne
kete rast themi se kushti i katert nuk eshte gjithmon i vertete.
Persa i perket programimit:
Edhe persa i perket
programimit, ndodh i njejti fenomen , objektet kane
Identitet
i cili eshte qelite e memorjes qe okupojne te cilat jane nje grup
bitesh dhe ndodhen ne nje vend specifik ne memorje dhe jo ne vend
tjeter. Kane
gjendje pasi nje objekt ka variabila te cilat kane
vlera te cilat percaktojn dhe gjendjen e objektit, pra gjendja e
objektit percaktohet nga vlerat qe kane variabilat e tij. Gjithasthu
objekti ka
Sjellje e cila percaktohet nga “Metodat” te cilat percaktojn se ç’fare duhet te bej objekti, psh main() eshte nje metod shume tipike.
Klasa eshte thjesht pershkrimi i tipit te objektit, pershembull nese ne importojm klasen java.util.Scanner;
import java.util.Scanner;
klasa ka nje emer qe quhet Scanner dhe eshte nje nenklas e util qe do te
thote utilities (te nevojshme) e cila eshte nen klas e vet gjuhes java
keshtu njehere qe e kemi importuar ne mjafton te perdorim
new per te krijuar objektin tone shembull:
Scanner sk = new Scanner (System.in);
Klasa pra siç u tha dhe me siper eshte thjeshte pershkrimi i lloit te
objektit dhe mund te jete klase qe e krijojm ne ose mund te jete klas e
gatshme qe e perfshijm ne programin tone me “import”.