Menu

Reklama

Reklama

Ka shumë mënyra se si hakerët thyejnë llogaritë në Facebook.

Kyçja automatike në Facebook i lejon hakerët që të qasen në shumë ueb faqe të ndryshme sapo të marrin llogaritë e viktimave.

Nga profili i përdoruesve të Facebook, hakerët mund të mbledhin shumë të dhëna personale, e që mund të vjedhin identitetin e tyre.

Si ta dimë nëse llogaria në Facebook është hakuar:

Është një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar këtë. Së pari duhet të klikoni në qosh lartë nga ana e djathtë në Facebook, dhe pastaj të klikoni cilësimet (Settings),transmeton koha.net.

Pastaj hapet një meny, klikoni në Siguri (Security) e pastaj në ‘Ku jeni kyçur’ (Where You’re Logged In).

Aty do të shfaqet një listë se pajisjeve dhe lokacioneve ku përdoruesit janë kyçur në Facebook. Nëse nuk e njihni ndonjë pajisje ku jeni kyçur, shanset janë se ajo llogari është hakuar.

Për ta ndaluar atë, duhet të klikoni ‘Ndalo aktivitetin’ (End Activity), dhe hakeri do të shkyçet nga llogaria përkohësisht.


Mënyrat tjera për ta kuptuar se llogaria në Facebook është hakuar

1 – Ndryshimi i emrit, ditëlindjes, email apo fjalëkalimit

2 – Dërgimi i kërkesës për shoqëri njerëzve që nuk i njihni

3 – Dërgimi i mesazheve te njerëzit e panjohur

4 – Postimi i gjërave që nuk kanë të bëjnë me përdoruesit

0 comments:

Post a Comment

 
Top