Menu

Reklama

Reklama

Ka disa orë që Apple ka lëshuar versionin e parë beta të iOS 7, dhe shumë lexues të bogut tonë po na pyesin si mund ta instalojnë atë. iOS 7 do të vijë në versionin final puer të gjithë përdoruesit gjatë vjeshtës, por ne kemi vendor t'ju shpegojmë një mënyrë tëpër të thjeshtë për të provuar iOS 7 pa pasur një account developer.

Guida:
  1. Shkarkoni iOS 7 nga këtu
  2. Lidheni iPhone me kompjuterin.
  3. Bëni një Backup nëse keni dëshirë
  4. Mbani butonin Alt (Mac) ose Shift (Windows) të shtypur dhe klikoni Update
  5. Zgjedhni file ipsw të iOS 7 që keni shkarkuar më lart.
  6. Kujdes: nuk duhet t'i bëni restore iPhone.
iOS 7 Beta është kompatibël vetë me iPhone. Këtë guidë e kemi testuar personalisht dhe funksionon. Për të gjithë ato që kanë një pajisje jailbroken mund të keni ndonjë problem me instalimin e iOS 7 beta, për këtë mund të duhet të bëni restore nëse dëshironi ta instaloni. /iPhoneAlbania

Downgrade nga iOS 7 Beta në iOS 6.x
  1. Shkarkoni versionin tuaj të iOS 6.x nga këtu
  2. Lidheni iPhone me kompjuterin.
  3. Hapni iTunes
  4. Vendoseni pajisjen në DFU Mode
  5. Shtypni OK dhe zgjedhni iPhone nga lista e pajisjeve në iTunes 
  6. Mbani butonin Alt (Mac) ose Shift (Windows) të shtypur dhe klikoni Restore
  7. Zgjedhni file ipsw të iOS 6.x që keni shkarkuar më lart dhe shtypni "Open"
  8. Prisni pak minuta dhe do të keni përsëri iOS 6.x
Nëse keni ndonjë problem ose paqartësi mund të komentoni më poshtë dhe ne do mundohemi t'ju ndihmojmë. /iPhoneAlbania


0 comments:

Post a Comment

 
Top