Menu

Reklama

Reklama

LCB_00
Mënyrat e pagesave që ofrohen për blerjet online janë të llojeve dhe shërbimeve të ndryshme. Ndër to mund të përmendim:
Me transfertë bankare
Kjo mënyrë është e lehtë dhe e shpejtë. Mjafton që ju të zgjidhni produktin që dëshironi të blini dhe, pasi të kryhet transferta e parave, produkti do të jetë i juaji. Gjithashtu mund ta bëni pagesën edhe me anë të kartës së kreditit, mjafton që ju të zotëroni një kartë krediti dhe mund të kryeni shumë lehtë pagesën e produktit që keni zgjedhur.
Easy Pay
Kjo është një mënyrë e re për kryerjen e pagesave online, e cila kryhet duke përdorur celularin tuaj me anë të SMS-ve dhe me anë të WEB-it. Për të gjitha pagesat dhe shërbimet, klientët e EasyPay nuk tarifohen për blerjet online dhe me celular.
PayPal
Kjo është një mënyrë shumë e sigurt për blerjet online, sepse gjatë blerjes nuk ekspozon numrat e kartës së kreditit, por të duhet vetëm adresa e email-it tënd dhe fjalëkalimi i llogarisë së PayPal. PayPal gjithashtu shërben për dërgesa dhe marrje parash në mënyrë të menjëhershme thjesht duke ditur adresën e mikut ose familjes tënde. Mjafton që ju të keni një llogari PayPal.
Google checkout
Kjo është mënyra më e re dhe e sigurt për të paguar me kartë krediti në çdo faqe interneti në botë. Ju paguani google dhe ai del garant për gjithçka në lidhje me kartën tuaj VISA apo MASTER CART dhe më pas ai na paguan ne për t’ju ofruar shërbimin tonë.
Pagesa në dorë (PND)
Nënkupton pagesën e produktit që ju keni porositur në momentin që ju vjen në dorë.
Më shumë vlen të theksojmë se shërbimi PND është shumë i përhapur në Shqipëri dhe është më i sigurt pasi konsumatori është i bindur për produktin që ka zgjedhur sepse e ka tashmë në dorë.

0 comments:

Post a Comment

 
Top