Menu

Reklama

Reklama

Para më pak se një ore Tim Cook prezantoi në kongresin WWDC 2013 versionin e ri sistemit operativ për iDevice, iOS. Siç pritej dhe nga thashethemet e ditëve të fundit, iOS 7 sjell një veshje të re grafike për iOS e cila duket se ka një rinovim thelbësorë.
Ju do të pyesni, po çfarë ka ndryshe iOS 7? Mund të përgjigjemi pa frikë, gjithçka. Apple ka ridizenjuar nga fillimi të gjithë veshjen grafike të iOS.  Siç mund të vlerësoni nga foto në këtë artikull, ikonat janë veshur me ngjyra të ndryshme dhe çdo program i iOS ka një dizajn "minimal" po themi, përsa i përket ngjyrave dhe formave. Por le të shikojmë më qartë se çfarë ka sjellë Apple tek iOS 7
- Slide To Unlock
Veshja grafike e slide to Unlock është rinovuar totalisht si dhe gjesti i  kryerjes së këtij funksioni është ndryshuar. Siç mund të shikoni veshja grafike është përpunuar nga fillimi dhe butoni i kamerës është spostuar në këndin e djathtë poshtë. Background-i i slide to unlock është bërë dinamik, që do të thote se mund të vendosni sfonde që ndryshojnë. Në faqen "Slide To Unlock" janë shtuar butonat "Toggle" ku ju mund të hapni një program direkt nga kjo gjëndje e iOS.
- Menu-ja Home
Edhe në këtë seksion kemi ndryshime thelbësorë. Grafika duket shumë vibruese dhe stili i ikonave është quajtur "minimal" nga Tim Cook. Përveç stilit të ikonave ju mund të personalizoni çdo detaj të tyre, si sfondin dhe ngjyrat.
- Multitasking
Multitasking është funksioni ku ju mund të kaloni nga një program në një tjetër pa i mbyllur ato. Por si ka ndryshuar tek iOS 7? Sigurisht është rinovuar veshja grafike dhe funksionet. Tashmë Multitasking është i plotë dhe çdo program do të mbyllet duke liruar memorien totalisht. Por Multitasking është edhe më inteligjent sepse do të kuptojë vetë kur të mbyllë një program, siç ndodh tek Mac OS X.
- Toggles
Toggles është një funksion totalisht i ri tek iOS që pritej prej kohësh nga përdoruesit. Kujtojmë që për të pasur një funksion të tillë ju është dashur gjithmonë të instaloni Jailbreak për të pasur këtë funksion. Tani me një rrëshkitje të thjeshtë të gishtit mbi ekran do të keni një panel me të gjitha funksionet kryesore si rregullimi i dritës, fikja dhe ndezja e rrjetit WiFi ose 3G ose kontrolli i volumit tek iOS për të mos harruar veshjen grafike të këtij funksioni që është me të vërtetë impresionuese dhe mjaft tërheqëse.
Këto janë disa nga ndryshimet thelbësore të iOS 7 por jo të gjitha. Duket se Apple ka bërë më shumë se ç'pritej për të kënaqur përduruesit e saj dhe sigurisht ndryshimet janë të ndryshme. Në artikujt e mëtejshëm do t'ju sjellim çdo detaj të iOS 7 që sigurisht janë të shumtë ndësa për sa i përket pyetjes nëse  ka inovacion tek ky sistem apo jo jua lëmë juve ta vlerësoni. 
Kujtojmë që për ta patur në iDevic këtë sistem do t'ju duhet të prisni muajin Shtator sepse versioni i parë sigurisht do të jetë në fazën beta. Në WWDC 2013 janë prezantuar dhe sistemi i ri operativ OS X Maverik i cili sjell shumë funksione të reja për ju që keni një Mac. /iPhoneAlbania

0 comments:

Post a Comment

 
Top