Kur dikush pretendon se ka prodhuar
adaptuesin më të shpejtë në botë, është e vështirë të mos e marrësh këtë
lajm. Është ekzaktësisht, ajo çfarë inxhinieri i Dittrich California po
pretendon me krijimin e adaptuesit të ri All-Dock, i cili ka katër deri
në gjashtë porta alternative.
Krijuesi i saj pretendon se All-Dock-u
mund të karikojë një telefon inteligjent me një kapacitet prej 80% për
më pak se një orë, falë 2,400 mA të furnizuar nga porta e USB-së.
Njësia nuk ka porta vetëm për aparate
specifike, por një seri portash, i dizajnuar për të vendosur të gjithë
llojet e aparateve të telefonave. Vetë adaptuesi vjen me tre madhësi, më
i vogli ka këto përmasa: 8.7 gjerësia, 4.4 lartësia, dhe 2.4 gjatësia
(220 x 113 x 61 mm), dhe ka katër porta USB-je. Modeli mestar, i cili
gjithashtu ka katër porta USB-je, është njësoj me modelin e vogël për
nga madhësia dhe gjerësia, por ndryshon vetëm nga lartësia që është 5.6
(142mm).
Modeli i fundit, dhe më i madhi për sa i
përket numrit të portave të USB-së, që ka gjashtë të tilla, ka këto
përmasa: 12.4 i gjerë, 6.8 lartësia dhe 2.5 gjatësia (315 x 173 x 64
mm).
Të gjithë modelet kanë një hapësirë prej
0.53 inç (13.5mm) mes secilës portë. Duket shumë në rregull, sepse
gjithçka fshihet poshtë adaptuesit, sidomos kur përdoruesi vendosë shumë
pajisje në të njëjtën kohë. Normalisht, gjashtë aparate të vendosura
për t’u karrikuar në një pajisje të vetme do të thotë, të jetë një
rrëmujë e madhe me kabllo. Do të jenë me ngjyrë të bardhë dhe të zezë.
Këtë pajisje mund ta gjeni në faqen e
Kickstarter. Të interesuarit mund ta porosisin atë për 59 dollarë për
pajisjen e vogël që ka katër porta USB-je, 89 dollarë për modelin
mesatar me katër porta USB-je, dhe 119 dollarë për modelin me gjashtë
porta USB-je.
0 comments:
Post a Comment