Samsung ka disa nga telefona
inteligjentë më të njohur në treg me serinë e saj Galaxy S. Aktualisht
Galaxy S4 është një nga telefonat inteligjentë më të njohur nga Samsung.
Kohët e fundit është raportuar se telefoni i gjeneratës së ardhshme
Galaxy S5 do të vijë në prill.
Zëvendës presidenti i pajisjeve celulare
në Samsung, Young Hee ka thënë gjatë një intervistë me Bloomberg më 6
janar se Samsung Galaxy S5 do të dalë në treg në fillim të prillit.
Young Hee vuri në dukje se Samsung nxjerr në treg një model të ri rreth
gjysmës së parë të çdo viti.
Young Hee gjithashtu informoi se S5-sa
nuk do të jetë e vetmja gjë që do të vijë në prill. Ekzekutivi tha
gjithashtu se edhe një model i ri i orës inteligjente Gear do të vijë në
prill. Pasardhësi i Galaxy Gear do të ketë funksione më të avancuara
dhe një dizajn më të hollë sesa origjinali.
Galaxy S5 pritet të ketë një dizajn
ndryshe nga paraardhësit e tij, pasi disa njerëz u ankuan se S4 dukej
shumë si Galaxy S3. Samsung më parë kishte thënë se do të nxjerrë një
telefon të ri në vitin 2014 me një ekran 2k. Ky telefon mund të jetë
S5-sa.
0 comments:
Post a Comment