Menu

Reklama

Reklama

Unaza Fin kontrollon lëvizjet e dorës
Kanë dalë në treg shumë pajisje që mund të vishen, duke filluar nga orët inteligjente tek unazat inteligjente. Fin është një unazë që mbahet në gishtin e madh, dhe është dizajnuar për të kontrolluar pajisjet inteligjente, me anë të lëvizjeve të dorës.
Qëllimi nuk është vetëm që të përmirësohet lidhja me pajisjet, por dhe mënyra që ne bashkëveprojmë me ta. Unaza Fin ka sensorë që lejojnë të ndjekë lëvizjet e dorës. Ajo dallon gishtat dhe e kthen pëllëmbën e dorës në një tastierë numerike.
Lëvizjet kthehen në komanda, të cilat ndryshojnë për çdo pajisje, dhe që transmetohen me Bluetooth. Ka shumë aplikacione për këtë unazë të cilat ndryshojnë sipas pajisjes. Kompania ka vendosur cilat lëvizje do të shërbejnë për uljen e zërit ose ndryshimin e kanalit tek televizori juaj inteligjent, dhe ju mund të luani lojëra të ndryshme ose të kontrolloni telefonin tuaj inteligjent ndërsa i jepni makinës.
Kjo unazë pajtohet me sistemin iOS, Android dhe Windows. Kompania po punon për të nxjerrë një paketë, e cila tregon si mund të përdoret unaza. Unaza ka dritë LED dhe bateri litiumi, që mund të ngarkohet përmes një porte USB-je, çdo ngarkim mban deri në një muaj, sipas kompanisë.
Unaza gjithashtu është kundër ujit dhe pluhurit. Kompania ka krijuar një prototip të dytë, i cili nuk ka kaluar testimet e fundit, ndërkohë që reklamat e para të Fin-it kanë dalë në televizor. Paketa kushton 130 dollarë dhe përfshin unazën Fin dhe një bluzë me unazë. Ora gjendet në ngjyrën e bardhë, portokalli, të zezë, blu dhe jeshile./Krokodili

0 comments:

Post a Comment

 
Top