Menu

Reklama

Reklama

Kina bllokon 'Battlefield 4', pretendon se 'njollosën imazhin e vendit'
Kompania e video-lojërave EA është paditur kohët e fundit nga një investitor, i cili pretendon se kompania ka bërë deklarata mashtruese në lidhje me zhvillimin e video-lojës “Battlefield 4″ dhe tani kompania është informuar se video-loja është nxjerrë jashtë tregut të Kinës, e cila pretendon se kjo është një “pushtim kulturor” kundër vendit.
Sipas faqes në gjuhën kineze PCgames.com.cn, jo vetëm që shitjet e “Battlefield 4″ janë ndaluar, por Ministria e Kulturës në Kinë ka bllokuar shkarkimet e lojës, qoftë në formë të plotë apo për testim. Edhe lajmet në lidhje me “Battlefield 4″ janë hequr zyrtarisht.
Kina bllokon 'Battlefield 4', pretendon se 'njollosën imazhin e vendit'
Video-loja tregon për vitin 2020 dhe përfshin një gjeneral imagjinar kinez duke organizuar një ushtri kundër qeverisë së vendit të tij me mbështetjen e Rusisë. Në deklaratën e tij sot, Ministri i Kulturës ankohet për historinë e lojës, duke pretenduar se ajo “njollosën imazhin e vendit.” Ai shtoi se loja përmbante “përmbajtje që rrezikonin sigurinë kombëtare dhe është mbi të gjitha një pushtim kulturor.”
Ndërsa ndalimi i shitjes në Kinë ka gjasa që të shihet si një problem i vogël për EA, kompania ende ka disa çështje teknike për të zgjidhur që ndikojnë në të gjitha portet e “Battlefield 4.”

0 comments:

Post a Comment

 
Top