Televizioni 110 inç ultra HD nga Samsung del sot në treg. Ky televizion është më i madhi në botë i këtij lloji.
Ky televizion është me të vërtetë gjigand. Ai është 2.6 metra i gjërë, dhe 1.8 metra i lartë.
Nuk dihen akoma detaje të tjera rreth pajisjes, përveç rezolucionit UltraHD dhe përmasave. Kurse çmimi, që është me të vërtetë faktori më i rëndësishëm, nuk është bërë i ditur akoma.
Televizioni do të dalë së pari në tregjet e Kinës, Lindjes së Mesme, dhe Evropës. Ai pritet të dalë edhe në Shfaqjen e Elektronikeve Konsumatore (CES) 2014, bashkë me ‘vëllain’ e tij më të vogël, TV-në 105-inç me ekran të lakuar./TechSot.Al/
0 comments:
Post a Comment