Kompjuteri i ri Apple Mac Pro do të jetë në dispozicion për të porositur duke filluar që sot (të enjten), njoftoi kompania të mërkurën.
Kompjuteri për profesionistët do të fillojë me një procesor 3.7GHz quad-core Intel Xeon E5, dy karta grafike AMD FirePro D300 GPU me 2GB VRAM secila, 12GB RAM dhe 256GB SSD — me një çmim prej 2,999 dollarë.
Përdoruesit që kërkojnë më shumë mund të zgjedhin një me procesor 3.5 GHz 6-core Intel Xeon E5 me Turbo Boost që arrin një shpejtësi prej 3.9 GHz, dy karta grafike AMD FIREPRO D500 GPU me 3GB VRAM secila, 16GB RAM dhe 256GB SSD, duke filluar nga 3.999 dollarë.
Nëse keni nevojë për një kompjuter më të fuqishëm, atëherë porosisni një me procesor 8-core ose 12-core Intel Xeon E5, kartë grafike AMD FirePro D700 GPU me 6GB VRAM, deri në 64GB RAM dhe deri në 1TB SSD.
0 comments:
Post a Comment