Ora e shumëpritur inteligjente Samsung Galaxy Gear, është prezantuar zyrtarisht sot. Pjesëmarrësit kanë qenë të impresionuar me cilësinë e dizajnit dhe përvojën miqësore të përdoruesit, edhe pse një pajisje të tillë s’mund të përdoret në baza ditore.
Edhe pse ora inteligjente është goxha e madhe dhe përshtaten më mirë në kyçin e një mashkulli, rripi e bën atë të përdorueshme edhe nga një grua me një dore të vogël.
Mundësuar nga një procesor 800 MHz dhe me një ekran me prekje 1,63-inç 320 x 320 Super AMOLED, Samsung Galaxy Gear i lejon përdoruesit të bëjnë foto dhe të filmojnë video të shkurta, qasje në datë / kohë / mot, përdorimin e aplikacioneve të palës së tretë si Evernote, Path, MyFitnessPal, matjen e hapave, telefonata dhe më shumë.
Samsung Galaxy Gear do të jetë i disponueshëm në më shumë se 140 vende të botës, duke filluar nga 25 Shtatori.
Specifikimet e Galaxy Gear
- Procesor 800 MHz
- Memorie të brendshme: 4GB
- Memorie: 512 MB RAM
- Ekrani: 1.63 inç (41.4mm) Super AMOLED (320 x 320)
- Kamera: 1.9 Megapikselë me sensor BSI
- Video: HD 720p – e kufizuar në 5 minuta filmim
- Audio: 2 mikrofona (Anullim Zhurme), 1 altoparlant
- Lidhshmëria: Bluetooth ® v 4.0 + ble
- Dimensioni: 36,8 x 56.6 x 11.1 mm,
- Pesha: 73.8g
- Bateria: Standarde, Li-Jon 315mAh
0 comments:
Post a Comment